Numri i personave të vrarë nga një rrëshqitje dheu në provincën Yunnan, në një zonë malore në jugperëndim të Kinës, është rritur në 34 dhe 10 persona janë të zhdukur, njoftuan sot media shtetërore kineze.
Fatkeqësia ndodhi të hënën pak para orës gjashtë të mëngjesit në fshatin Liangshui në pjesën verilindore të Yunnan.
Më shumë se 1,000 shpëtimtarë po punojnë në mot të ftohtë dhe borë, tha ministria e urgjencës, duke shtuar se dy persona u shpëtuan të hënën dhe po shërohen në një spital lokal.
Duke cituar një hetim paraprak nga ekspertë vendas, agjencia shtetërore e lajmeve Xinhua raportoi se rrëshqitja e dheut u shkaktua nga shembja e një shkëmbi të thepisur dhe masa e rrëzuar ishte rreth 100 metra e gjerë, 60 metra e lartë dhe rreth gjashtë metra e trashë.
Zona e rrezikuar ndodhet rreth 2250 kilometra në jugperëndim të Pekinit, me lartësi që shkojnë deri në 2400 metra./euronews.al
Britania drejt ndalimit të mediave sociale për personat në 1...
Selektori i Gjermanisë merr ‘vendimin’ rreth ftesës për Ter ...
Barcelona bie nga ‘froni’ i La Ligas, mposhtet në udhëtim ng...
India, tregu i dytë më i madh i ChatGPT në botë – arri...
Cilat janë gabimet më të zakonshme kur pini kafe gjatë ditës...
I shpëtoi bllokadës së Trump në Karaibe, SHBA kap anijen cis...