Nga shembja e një miniere të paligjshme ari në krahinën Sulawesi Verior të Indonezisë, 16 persona humbën jetën, njofton Agjencia Kombëtare për Menaxhim me Katastrofa (BNPB), transmeton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i BNBP-së, Sutopo Purwo Nugroho, tha se të shtunën kanë gjetur edhe 7 trupa.
“Ekipet e shpëtimit deri më tani kanë arritur të gjejnë 18 të mbijetuar dhe i bartën në një vend të sigurtë”, shtoi Nugroho.
Nga rrëshqitja e dheut në minierën e paligjshme të arit më 26 shkurt u bllokuan një numër i panjohur i minatorëve, kurse ekipet e shpëtimit vazhdojnë të kërkojnë për të mbijetuar.
Operacionet e kërkim shpëtimit pritet të zgjasin deri më 11 mars.
Sot nis zbatimi i Ligjit për të Huajt
Parashikimi i motit për sot, temperaturat deri në 18 gradë
Rahoveci 029 mposht Sigal Prishtinën, Ylli triumfon në Gjako...
Një 20-vjeçare nga Tetova ka pësuar lëndime të rënda pasi ka...
Franca kundër SHBA për dërgimin e anijeve luftarake në Ngush...
Nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt