Rrëshqitja e dherave në jug të Brazilit, në shtetin e Paranasë kanë shkaktuar të paktën dy viktima dhe shumë të humbur këtë të enjte, sipas raporteve lokale.
Rrëshqitja që erdhi si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, ka prekur zonën e autostradës BR-376 në Brazil, referuar raporteve.
Sipas autoriteteve, besohet se balta mori para 6 kamionë dhe mbi 15 automjete në autostradë dhe është përhapur në një gjatësi prej 200 metrash në rrugë, shkruan A2CNN.
Sipas departamentit të zjarrfikësve lokalë, mendohet që deri më tani janë rreth 30 deri në 50 persona që mund të kenë humbur.
Për gjetjen e të humburve, autoritetet kanë angazhuar ekipin e mbrojtjes dhe qentë e shpëtimit.
Kurti pret Sorensenin nesër në Prishtinë
Punime në rrugë, mbyllet përkohësisht një segment në Obiliq
Irani nis sulm të përbashkët me Hezbollahun ndaj Izraelit
Maqedonci: Mbi 1 miliard euro për modernizimin e ushtrisë së...
Një pjesë e Ferizajt mbetet pa rrymë, KEDS del me njoftim
Lojtari që kaloi shtatë sezone pa luajtur te Chelsea, edhe p...