Të paktën 98 persona kanë vdekur e rreth 150 të tjerë kanë mbetur të lënduar nga shembja e çatisë së një diskoteke në Republikën Dominikane, në Karaibe. Në momentin e shembjes aty po mbahej një koncert i një këngëtari të njohur, ndërsa ende nuk dihen shkaqet. Sipas raporteve, numri i viktimave dhe i të lënduarve mund të rritet.
Pothuajse 100 persona kanë vdekur e më shumë se 150 janë lënduar në një klub nate në Santo Domingo, kryeqytetin e Republikës Domenikane si pasojë e shembjes së çatisë së objektit. Numri i viktimave mund edhe të rritet ndërkohë.
Ngjarja ka ndodhur në klubin e quajtur Jet Set në orët e hershme të mëngjesit të së martës sipas kohës lokale, gjatë koncertit të këngëtarit Rubby Perez dhe bendit të tij, këngëtar i njohur, i cili është në mesin e viktimave.
Në mesin e viktimave është edhe një ish-lojtar i njohur i basebollit si dhe një guvernatore e një province.
Ekipet emergjente po vazhdojnë të punojnë për të nxjerrë nga rrënojat ndonjë të mbijetuar eventual.
Rreth 400 pjesëtarë të ekipeve emergjente janë angazhuar në operacionin e shpëtimit. Juan Manuel Mendez, Drejtori I Qendrës për Operacione Emergjente ka thënë të shpreson se njerëzit e bllokuar nën rrënoja ende janë të gjallë. Mendez ka thënë se autoambulancat kanë bërë më se 100 udhëtime drejt spitaleve të rajonit duke shtuar se me raste, nëpër to ishin më shumë se një pacient.
Njëri nga anëtarët e një grupi muzikor që po performonte në këtë klub ka thënë se fillimisht kanë menduar se po ndodhë tërmet. Nuk dihen shkaqet e shembjes së çatisë së këtij klubi të natës. Luis
Abinader, presidenti I Republikës Domenikane, vend ky në Karaibe, u ka shprehur ngushëllime familjeve të viktimave dhe të të prekurve.
Sigal Prishtina rikthehet tek fitoret në ENBL – triumf...
Vdes aksidentalisht një ushtar britanik në Ukrainë
Bayern kthehet tek fitorja në Ligën e Kampionëve, mposht Spo...
Krasniqi u bën thirrje shqiptarëve për pjesëmarrje në protes...
Basha pret ambasadorin gjerman: Kosova i ka përmbushur kusht...
Inter – Liverpool, formacionet zyrtare