Tensionet në rritje mes BE-së dhe Turqisë e bëjnë edhe më të vështirë marrëveshjen e nënshkruar për frenimin e emigrantëve që duan të arrijnë në Evropë, citohet të ketë thënë kreu i agjencisë së refugjatëve të Kombeve të Bashkuara.
“Është e vështirë të them nëse marrëveshja do të zbatohet,” tha Filipo Grandi, i cili në janar të këtij viti u emërua në krye të UNHCR-së, transmeton arbresh.info.
“Sigurisht ne kemi dëgjuar për kërcënimet nga ana e Turqisë se do të hapin kufijtë për refugjatët,” shtoi ai.
Tensionet me Turqinë janë rritur për muaj me rradhë. Ministri i Jashtëm austriak Sebastian Kurz ka bërë thirrje në mënyrë të përsëritur që të ndalohet anëtarësimi i Turqisë në BE pasi Ankaraja ka burgosur mijëra prej kundërshtarëve të saj pas grush shtetit që ndodhi në muajin korrik.
Megjithatë, ministrat e BE-së do të diskutojnë mbi anëtarësimin e Turqisë në BE gjatë takimit të 13 dhjetorit.
Grandi gjatë një visite në Bruksel kërkoi nga BE-ja që të rimarrë rolin e udhëheqës në menaxhimin e refugjatëve.
“Ajo që është problematike në këtë marrëveshje nuk janë paratë e dhëna për Turqisë,” tha ai duke iu referuar 3 miliardë eurove që Evropa ka rënë dakord për të paguar Turqinë për t’iu ardhur në ndihmë refugjatëve sirianë.
“Ajo që mendoj unë se është sfidë në lidhje më ketë çështje është liberalizimi i vizave, legjislacioni turk e kështu me rradhë, sepse ajo e lidh çështjen e refugjatëve me çështje tjera dhe unë besoj se çështje e refugjatëve nuk duhet të politizohet. Kjo është e vetmja gjë që më shqetëson,” ka shtuar ai. /Arbresh.info
Shkëlqyen në fundjavë, Shaqiri dhe Saipi në formacionin e ja...
E rëndë në Durrës, babi ther me thikë vajzën e tij
Presidentja Osmani uron Australinë për Ditën Kombëtare
AUV tërheq nga tregu produktin ushqimor për foshnje Aptamil
Të paktën 7 të vdekur në SHBA si pasojë e stuhisë dimërore
PSRK me aksion në ndërmarrjen ‘Ekoregjioni’, bas...