Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, ka përsëritur thirrjen e tij për qasje të barabartë ndaj vaksinave kundër koronavirusit.
“Unë dua të shfrytëzoj këtë platformë për të bërë thirrje edhe njëherë të gjitha vendet, ekonomitë dhe prodhuesit që të bashkëpunojnë me kompaninë Covax për të realizuar një qasje të barabartë, veçanërisht për më të rrezikuarit,” tha shefi i OKB-së në mesazhin e tij të regjistruar për seminarin e nivelit të lartë mbi strategjinë afrikane Covid-19 të financimit dhe vendosjes së vaksinave, transmeton portali arbresh.info
“Ne duhet të sigurojmë që vaksinat të shihen si një e mirë publike globale, të arritshme dhe të përballueshme nga të gjithë”, shtoi ai. “Ne duhet të punojmë sëbshku për t’i dhënë përparësi atyre që janë më të rrezikuar”.

Ai shprehu keqardhje për pabarazitë që po rriten për shkak të aksesit në përdorimin e vaksinave kundër Covid-19.
“Nuk mund të kemi një botë të ndarë midis të pasurisë dhe vaksinës”, shtoi Guterres.
Sekretari i Përgjithshëm theksoi se “ndërsa ne të gjithë e dimë se vaksinat Covid-19 sjellin një burim shprese shumë të nevojshëm, ne nuk duhet të neglizhojmë ndërhyrjet dhe shërbimet ekzistuese”.
“Ne duhet të vazhdojmë forcimin e shërbimeve dhe sistemeve thelbësore shëndetësore dhe programeve rutinore të imunizimit,” tha ai./arbresh.info/
Eskalon debati në Big Brother VIP Albania 5
Fshehur në ngarkesën me arra, sekuestrohen 435 kg kokainë në...
Rritja e Nico Paz në Serie A, por edhe emra tjerë nuk mbeten...
Vuçiq thotë se ka pritur më shumë nga Trumpi
Shqipëria s’do ta rrisë çmimin e rrymës më 2026, thotë Karak...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim