Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg ka thënë se është i shqetësuar sepse Rusia po përpiqet të akuzojë Ukrainën dhe aleatët e saj se po përgatiten të përdorin armë kimike, ai thotë se akuzimi i të tjerëve është një mënyrë për të krijuar një pretekst për të bërë të njëjtën gjë vetë, raporton BBC, trasnmeton arbresh.info.
Ato akuza kundër Ukrainës dhe aleatëve të NATO-s janë të rreme.
“Çdo përdorim i armëve kimike do të “ndryshojë tërësisht natyrën e konfliktit” pasi do të ishte “një shkelje e hapur e ligjit ndërkombëtar” dhe do të ishte jashtëzakonisht e rrezikshme”, tha Stoltenberg.
Tutje tha se kjo do të prekte jo vetëm njerëzit në Ukrainë, por edhe vendet potenciale të NATO-s për shkak të përhapjes së kontaminimit.
Ai tha se Rusia ka përdorur agjentë kimikë në të kaluarën duke përfshirë Salisbury.
Kjo çështje nxjerr në pah rëndësinë e përfundimit të luftës, thotë ai, duke shtuar se “kjo është një situatë e rrezikshme”.
Stoltenberg u pyet për kërkesën e Presidentit Zelensky dhe apelin e tij për një për qind të tankeve dhe avionëve të NATO-s.
“Ne të gjithë e dëgjuam “me kujdes” Presidentin Zelensky dhe se aleatët e NATO-s ofrojnë mbështetje të konsiderueshme për Ukrainën” duke thënë se nuk do të hyjë në detaje se për çfarë pajisje është folur.
Ai tutje tha se NATO do të bëjë gjithçka që mundet për të mbështetur Ukrainën me armë, në mënyrë që të mund të mbrohen./arbesh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...