Shefi i IDF: Lufta po hyn në fazën tjetër, do të përfshihen lëvizje të papritura

22:06 | 5 Mars 2026
Q L

Shefi i Forcave të Armatosura të Izraelit, IDF, Eyal Zamir ka paralajmëruar se lufta kundër Iranit po kalon në “fazën tjetër” dhe do të përfshijë “lëvizje të papritura”.

Sakaq, ai tha se “Izraeli ka arritur epërsi pothuajse të plotë” në hapësirën ajrore iraniane.

“Tani po kalojmë në fazën tjetër të luftës, në të cilën do të intensifikojmë sulmet kundër themeleve dhe aftësive ushtarake të regjimit. Kemi në dispozicion lëvizje të tjera surprizë që nuk kam ndërmend t’i zbuloj. Forcat tona hapën rrugën për në Teheran brenda 24 orësh dhe shkatërruan 80% të sistemeve të mbrojtjes ajrore”, tha Zamir gjatë një konference për shtyp.

Sipas tij, forcat ajrore izraelite kryen 2,500 sulme dhe hodhën mbi 6,000 municione, duke shtuar se kanë shkatërruar 60% të lançuesve të raketave të Iranit, por nuk i kemi eliminuar të gjitha kërcënimet.

 

Shpërndaje në rrjete sociale