Shtetet e Bashkuara do të vendosin tarifa në mallra të Bashkimit Evropian në vlerë të 7.6 miliardë dollarëve.
Ky është kapitulli i fundit në betejën 15 vjeçare në mes të Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian për shkak të subvencioneve të dhëna për kompaninë ajtore Airbus dhe kompaninë rivale amerikan, Beoing.
Kjo nënkupton vënie të tarifave në mallra nga aeroplanët deri të butakët.
Komisioni Evropian ka thënë se tarifat nuk do të kenë efekt të kundërt.
Ky vendim është marrë nga Organizata Botërore e Tregtisë (OBT), e cila ka mbikëqyrur mosmarrëveshjet tregtare.
Ajo ka zvogëluar shkallën e tarifave nga 11 miliardë dollarë, sa ka shpresuar se do t’i vendosë SHBA-ja.
Komisioni i kësaj Organizate ka thënë se të dyja palët duhet të tentojnë të arrijnë një marrëveshje.
“Mirëpo nëse Shtetet e Bashkuara vendosin të aplikojnë kundërmasa të autorizuara nga OBT-ja, kjo do ta shtyjë BE-në në një situatë ku ne nuk do të kemi mundësi tjetër, përveç se të veprojmë njëjtë”, ka thënë Komisioni Evropian./lajmiifundit/
Cana: Lojtarët e Kosovës kanë bërë diçka të jashtëzakonshme
Ministri i Sportit pret në takim homologun turk para ndeshje...
Sylvinho para miqësores ndaj Ukrainës: Jemi të mërzitur, nuk...
Fisnik Asllani me postim emocionues para përballjes ndaj Tur...
Policia rrit prezencën, K9 në terren para ndeshjes Kosovë-Tu...
BBC: Kosova në eufori ndërsa ëndërron historinë e Kupës së B...