Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione kundër 13 organizatave kineze dhe koreano veriore, të cilat akuzohen se kanë ndihmuar shmangien e kufizimeve bërthamore kundër Phenianit dhe kanë mbështetur atë përmes tregtisë.
Vendimi vjen një ditë pasi Presidenti Trump e vendosi Korenë Veriore në listën e sposorëve shtetërorë të terrorizmit, transmeton portali arbresh.info
Sanksionet e reja tregojnë se përqendrimi i administratës Trump në dëmtini e tregtisë mes Kinës dhe Koresë Veriore mund të jetë çelësi për të ushtruar presion ndaj Phenianit për t’u larguar nga ambicja e tij për të zhvilluar një raketë bërthamore të aftë për të goditur Shtetet e Bashkuara.
“Ky përcaktim do të imponojë sanksione të tjera dhe dënime kundër Koresë Veriore dhe personave që kanë lidhje me të”, tha Sekretari i Thesarit, Steven T. Mnuchin.
Ai shtoi se Shtetet e Bashkuara do të bëjnë maksimumin për të izoluar regjimin vrastar të Koresë Veriore.
Tensionet mes SHBA-ve dhe Koresë Veriore janë rritur që nga testimi i raketave balistike./arbresh.info/
27 vjet nga masakra në Poklek dhe Çikatovë
Rutte: NATO duhet të rrisë prodhimin e mbrojtjes përballë kë...
Sot viziton Kosovën ministri shqiptar i Mbrojtjes, Ermal Nuf...
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite dërgimi i FSK-së në Gaza
Presidentja në detyrë sot bën homazhe në Poklek e Çitakovë
Sot seanca e fundit për rastin e Liridona Ademajt, thuhen fj...