Departamenti amerikan i Thesarit njoftoi sanksione të reja kundër shtetasve rusë dhe ukrainas të përfshirë në aneksimin e Krimesë nga Rusia, duke i ndaluar ata të bëjnë biznes me amerikanët dhe bllokuar të gjitha pasuritë që ata kanë nën juridiksionin amerikan.
Sekretari i Thesarit Steven Mnuchin tha të premten se “qeveria amerikane mbetet e angazhuar në ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës dhe ka në shënjestër ata që përpiqen të minojnë marrëveshjen e Minskut”, duke iu referuar marrëveshjes sipas së cilës Rusia dhe Ukraina janë të detyruara të respektojnë armëpushimin, të tërheqin armët e rënda dhe të mbështesin reformën zgjedhore.
Sanksionet e reja vënë në shënjestër disa zyrtarë rusë, përfshirë zëvendës ministrin e energjisë Andrei Çerezov, ndaj të cilit ndërkohë janë vendosur sanksione nga Bashkimi Europian lidhur me rolin e tij në transferimin e turbinave të energjisë në Krime.
11 nga personat ndaj të cilëve janë vendosur sanksione janë separatistë ukrainas që mbajnë poste drejtuese në zonat separatiste të vetë-shpallura si Republika Popullore e Donetsk-ut dhe Republika Popullore e Luhansk-ut.
Krahas individëve, sanksionet e reja përfshijnë edhe nëntë kompani ruse të përfshira në ndërtimin e infrastrukturës në zonat e kontrolluara nga separatistët e Krimesë.
Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian thonë se separatistët në Krime mbështeten drejtpërdrejt nga forcat ruse. Ata akuzojnë Rusinë për dërgim personeli, armësh, financime dhe furnizime për separatistët e Krimesë.
Rusia njoftoi në 2014 se do të aneksonte Krimenë dhe mohoi akuzat për armatosje dhe mbështetje të luftëtarëve separatistë atje./VoA/
Hiqen tabelat e ekspozitës për masakrat, Rama: Kërkojmë përg...
Hysen Durmishi: Është e papranueshme që ekspozita dhe vepra ...
Kosova dhe Kolumbia nënshkruajnë tri marrëveshje, hiqen viza...
Shqipëria kryeson në rajon për transformimin politik dhe qev...
Sulmohet baza ajrore në Arabinë Saudite, 10 ushtarë amerikan...
Dogana lufton kontrabandën, sekuestron 1000 litra etanol në ...