SHBA ka shfaqur “muskujt” e saj në Mesdhe, duke vendosur një nëndetëse, një mesazh parandalimi i drejtuar qartë ndaj kundërshtarëve rajonalë ndërsa administrata Biden përpiqet të shmangë një konflikt më të gjerë rajonal në mes të luftës Izrael-Hamas, që ka nisur që prej fillimit të Tetorit.
Komanda e ushtrisë amerikane njoftoi përmes platformës së mesazheve X se një nëndetëse bërthamore e klasit Ohio është vendosur në zonën e saj të përgjegjësisë, e cila shtrihet nga Afrika verilindore përmes Lindjes së Mesme në Azinë qendrore dhe jugore, raportojnë mediat e huaja.
Mesazhi vjen dy ditë pasi Marina njoftoi se dy grupe sulmuese, Gerald Ford dhe Dwight Eisenhower, lëshuan avionë dhe praktikuan mbrojtjen raketore gjatë një stërvitjeje tre-ditore në Mesdhe.
Njoftimi vjen ndërsa Sekretari i Shtetit i SHBA Antony Blinken ka mbajtur një sërë takimesh me partnerët amerikanë në Lindjen e Mesme. Në një udhëtim të stuhishëm, Blinken ka vizituar Turqinë, Irakun, Izraelin, Bregun Perëndimor, Jordaninë dhe Qipron./abcnews.al
Pacolli për Rugovën: Madhështia e tij qëndronte në thjeshtës...
Valon Berisha do t’i bashkohet gjigantit boshnjak
Forcat izraelite vrasin 11 palestinezë në Gaza, përfshirë dy...
Rama: E paimagjinueshme që SPAK ende nuk ka ngritur akuza pë...
Bellingham zbulon arsyen pse e festoi golin në atë mënyrë nd...
Dy persona arrestohen në Pejë për deklarim të rremë gjatë ve...