SHBA– Presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi sot se po vendoste trupa të Gardës Kombëtare në Memphis, si pjesë e goditjes së tij ndaj krimit që synon qytetet kryesore demokrate në të gjithë vendin.
“Do të shkojmë në Memfis. Memphis është thellësisht i trazuar. Kryetari i bashkisë është i lumtur, ai është një kryetar bashkie demokrat. Dhe guvernatori i Tenesit është i lumtur (…) Do ta rregullojmë këtë siç bëmë në Washington”, tha presidenti amerikan në një intervistë me ”Fox News” duke iu referuar dërgimit të trupave dhe policisë federale në kryeqytet muajin e kaluar.
Ai specifikoi se Garda Kombëtare do të mobilizohej, si dhe “ushtria në detyrë aktive, nëse është e nevojshme”.
Republikani 79-vjeçar theksoi se “do të preferonte të shkonte në Çikago”, qytetin e madh në Illinois, një shtet në rajonin e Liqeneve të Mëdha, guvernatori demokrat i të cilit është kategorikisht kundër një ndërhyrjeje të tillë federale.
Vëllaznimi mposht Prishtinën, Trepça fiton ndaj Rahovecit 0...
Ipeshkvi Dodë Gjergji bën thirrje për paqe në botë dhe përgj...
Parashikimi i motit për nesër
Haxhiu nesër zhvillon aktivitetin e parë si ushtruese e dety...
Pesë të vrarë nga një sulm izraelit në një kompleks petrokim...
Kapen 65 kilogramë drogë në Maqedoninë e Veriut, arrestohen ...