Në një deklaratë të Misionit Diplomatik të SHBA-ve në Somali nëpërmjet rrjetit social Twitter, thuhet se arsyeja e thirrjes për t’u larguar nga Somalia bëhet për shkak të “rritjes së kërcënimeve ndaj amerikanëve në Aeroportin Ndërkombëtar në Mogadishu” dhe “jostabilitetit të sigurisë në këtë vend”.
Në deklaratën me shkrim Departamenti Amerikan i Shtetit u rekomandon të gjithë shtetasve të SHBA-ve të cilët kanë vendosur të qëndrojnë në Somali të “rishikojnë gjendjen e sigurisë dhe të marrin të gjitha masat e duhura për të rritur sigurinë personale”.
Në deklaratë po ashtu thuhet se Washingtoni nuk ka ambasadë në Somali dhe shtetasit që ndodhen aty mund të kontaktojnë me ambasadën në Nairobi.
Në dy sulme ajrore të Komandës së SHBA-ve në Afrikë (AFRICOM) ndaj objektivave të DEASH-it në Somali, janë vrarë një numër i madh i pjesëtarëve të kësaj organizate terroriste.
Rama prezanton programin për fermerët: Deri në 2 milionë eur...
Abdixhiku: S’kemi folur për emra me Kurtin, s’ka gjasa të ve...
Ulet çmimi i naftës dhe benzinës në Shqipëri
Instituti i Krimeve të Kryera Gjatë Luftës mbledh arkiva në ...
Në Prishtinë u mbajt akademia përkujtimore “Ditët e Shqipes”...
Tragjedi në Austri: Humb jetën 19-vjeçari nga Kosova në një ...