Stafit të Ministrisë së Agrikulturës në SHBA u është thënë që të ‘shmangin’ përdorimin e termit ‘ndryshimet klimatike’ dhe në vend të kësaj të përdorin termin ‘ekstremet e motit’.
Ndryshimi në gjuhë mund të duket të jetë delikatë, por e tëra është duke u bërë në përpjekjë të dukshme për të pasqyruar pikëpamjen e administratës Trump se veprimet njerëzore dhe rregulloret qeveritare nuk kanë ndikim në mjedis, transmeton portali arbresh.info
Përmes një emaili stafit i është kërkuar që të zëvendsohet fjalia ‘zvogëlimi i gazrave serrë’ me ‘ndërtimin e lëndës organike të tokës, rritjen e efikasitetit të përdorimit të lëndëve ushqyese’.
Ndryshimi duket se favorizon pretendimet e përsëritura të administratës Trump që politikat do të miratohen në mënyrë që të rivendoser industria amerikane e qymyrit, e cila ka qenë në rënie të vazhdueshme që nga viti 1970.
Ky veprim vjen menjëherë pasi Donald Trump në mënyrë zyrtare njoftoi Kombet e Bashkuara për tërheqjen e SHBA-ve nga marreveshja e klimës së nënshkruar në Paris./Arbresh.info
Lutfi Haziri: Lumir Abdixhiku është kandidati që e përkrahim...
Neymar në ‘radarët’ e klubit amerikan
Serbia pritet të humbasë 1.5 miliardë euro nga fondet e BE-s...
Futet aplikimi i sistemit EES për udhëtime, ja çfarë duhet t...
Hajvalia në gjendje alarmante/Rruga “Brigada 153” mbushet me...
Pëson lëndime të rënda me motor, vdes shtetasi i huaj në Pri...