SHBA do të dërgojë trupa shtesë në Bagdad për të mbrojtur personelin e saj në mesin e protestave kundër sulmeve ajrore të Uashingtonit gjatë fundjavës së kaluar, raporton Anadolu Agency (AA).
Sekretari i Mbrojtjes, Mark Esper, tha se Pentagoni është duke punuar ngushtë me Departamentin e Shtetit për të ruajtur sigurinë e ambasadës dhe personelit të tij, por nuk ka sqaruar numrin apo kohën e vendosjes së paralajmëruar.
“Kemi ndërmarrë veprime të duhura për të ruajtur sigurinë e qytetarëve amerikanë, personelit ushtarak dhe diplomatëve në vend, dhe për të siguruar të drejtën tonë të vetëmbrojtjes. Ne po dërgojmë forca shtesë për të mbështetur personelin tonë në ambasadë”, tha Esper.
Esper i kërkoi qeverisë irakiane të përmbushë përgjegjësitë e saj në ndihmën për mbrojtjen e personelit të SHBA-ve, duke thënë se Uashingtoni “vazhdon të mbështesë popullin irakian dhe një Irak të lirë, sovran dhe të prosperuar”.
Mijëra protestues të indinjuar irakianë sulmuan sot kompleksin e ambasadës amerikane, duke protestuar ndaj sulmeve të Uashingtonit mbi pesë objektiva të Kataib Hezbollah në Irak dhe Siri që vranë të paktën 25 luftëtarë të Hashd al-Shaabi të mbështetur nga Irani.
Këto sulme ajrore ishin përgjigje e një sulmi me raketa të premten në një bazë ushtarake amerikane në Kirkuk, fajësuan Kataib Hezbollah, i cili është pjesë e grupit Hashd al-Shaabi, ose Forcat e Mobilizimit Popullor.
Sulmi i së premtes vrau një kontraktues amerikan dhe plagosi katër anëtarë të shërbimit amerikan.
Ekspozita e kontestuar: Pos Masakrës së Dubravës, pasaktësi ...
Pjetër Shala kërkon zgjatje afati te Specialja
Lirohen katër shqiptarët e arrestuar në Serbi
Skandali me masakrën e Dubravës, Rama ia pezullon lejen eksp...
Kushtetuesja rrëzon kërkesën e PDK-së për pezullimin e liber...
‘‘Respekto rregullat, ruaj jetën’’, Policia realizon fushatë...