SHBA ka vendosur të mbajë më shumë se gjysmën e 125 milionë dollarëve që i jep për agjencinë e ndihmës së OKB-së për palestinezët.
Zyrtarët amerikanë kanë bërë të ditur se Amerika do të ofrojë 60 milionë dollarë ndihmë për Agjencinë e Ndihmës dhe Punës së OKB-së, por do të mbajë në “llogarinë e saj” 65 milionë dollarë për “konsideratë të ardhshme”, shkruan “BBC”, transmeton portali arbresh.info
Presidenti Donald Trump ka deklaruar se SHBA-të do të shkurtojnë ndihmën nëse palestinezët hedhin poshtë përpjekjet për të bërë paqe më Izraelin.
Fondet amerikane financojnë pothuajse 30% të punës së agjencisë së Kombeve të Bashkuara në përgjithësi.
Të dielën Presidenti palestinez Mahmoud Abbas sulmoi ashpër Donald Trump mbi përpjekjet paqësore në Lindjen e Mesme, duke thënë se ai nuk do të pranonte asnjë plan paqeje nga SHBA-të, pasi Trump gjatë vitit të kaluar e njohu Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit./arbresh.info/
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës
Teherani refuzon propozimin e SHBA-së për armëpushim 48-orës...
OKB pritet të votojë për një plan për hapjen e Ngushticës së...
Haziri: Abdixhiku takohet me Kurtin të hënën në mëngjes
Drita-Malisheva, derbi i kësaj jave në Superligë