“Kemi raste nga të gjitha grupmoshat. Foshnje, fëmijë shumë të vegjël, në shkolla dhe adoleshentë të pavaksinuar”, shprehet mjeku nga Teksasi, James Versalovic.
Ekspertët mjekësor thonë se diagnostikimi i hershëm është thelbësor, po ashtu dhe parandalimi.
“Përdorni maska dhe masa të tjera për t’i ruajtur fëmijët dhe siguroni prindërit që ndihma po vjen”, shtoi James.
Ish komisioneri i FDA, Scott Gottlieb, është në bordin e Pfizer dhe Bersalovic po ndihmon me testimin te fëmijët. “Mund të kemi një vaksinë për fëmijët nga 5 deri në 11 vjeç deri për Halloëeen”, tha Scott Gottloeb, ish komisioner i FDA.
Ndërkohë, FDA e ka bërë të qartë që prindërit duhet të presin autorizimin zyrtar duke theksuar se “fëmijët nuk janë të rritur të vegjël” dhe “dozat e vaksinës që po studiohen për fëmijët nuk janë të njëjta me ato që janë aprovuar për grupmoshat e tjera.
Aktualisht, FDA thotë se testet klinike janë duke u zhvilluar, por sapo të përfundojnë do të punojnë me prodhuesit për të analizuar të dhënat. Më pas firmat mund të aplikojnë për përdorim emergjent. Pas saj, FDA do të vlerësojë benefitet dhe rreziqet. Një proces që përfundon për pak javë dhe përballë Deltës, çdo ditë ka rëndësi.
Pse stërvitja në shtëpi gjatë dimrit është zgjedhja më e men...
Ministrja izraelite e quan ‘Bordin e Paqes’ të Trump një ‘pl...
Indonezi, të paktën 16 të vdekur dhe dhjetëra të zhdukur nga...
140 kg eksplozivë të gjetur në veri, Baliqi: Janë prodhuar n...
IA zbulon gjatë gjumit rrezikun për 130 sëmundje
Barcelona bën detyrën ndaj Oviedos, rikthehet si lidere e La...