Shtetet e Bashkuara kanë cilësuar grupin kriminal Tren de Aragua, Kartelin Sinaloa dhe kartele të tjera të drogës si organizata globale terroriste, sipas një njoftimi të Regjistrit Federal.
Departamenti amerikan i Shtetit tha në një deklaratë se këto grupe paraqesin rrezik për sigurinë kombëtare, politikën e jashtme dhe interesat ekonomike të Shteteve të Bashkuara, raportoi Reuters.
Pas marrjes së detyrës më 20 janar, Presidenti i SHBA Donald Trump lëshoi një urdhër ekzekutiv duke u bërë thirrje zyrtarëve të vlerësojnë nëse ndonjë kartel kriminal apo bandë transnacionale duhet të cilësohet si grupe terroriste.
Gjatë mandatit të tij të parë nga viti 2017 deri në 2021, ai konsideroi përcaktimin e karteleve si grupe terroriste, por përfundimisht i anuloi planet.
Pas marrjes së detyrës më 20 janar, Trump urdhëroi gjithashtu zyrtarët e lartë të ndërmarrin hapa për t’u përgatitur për të thirrur Aktin e Fuqive të Luftës të vitit 1798, i cili do ta lejonte atë të dëbonte anëtarët e dyshuar të bandës pa gjyq./abcnews.al
Aksident me fatalitet në Baincë të Drenasit, vdes një person
AARC mbështet studentët në Maqedoninë e Veriut: Mohimi i gju...
Artemis II do të përdorë manovrën që shpëtoi Apollo 13 për k...
Kjo është gruaja nga Gjakova që dyshohet se u vra nga ish-bu...
Sonte kemi dasmë, martohen Brikena e Mateo
Izraeli sulmon uzinën e madhe petrokimike iraniane