SHBA shënon mbi 6000 vdekje nga koronavirusi

09:27 | 3 Prill 2020
A Z

SHBA ka vazhduar rritjen e numrit të viktimave nga koronavirusi.

Të paktën 245,559 raste të Covid-19 janë raportuar në Shtetet e Bashkuara, sipas Universitetit Johns Hopkins, raporton Cnn, transmeton lajmi.net.

Infeksionet janë raportuar në të 50 shtetet, Rrethin e Kolumbisë dhe territoret e tjera të SHBA.

Një total prej 6,057 vdekjeve të lidhura me koronavirusin janë raportuar në vend që nga mëngjesi i ditës së premte në Bregun Lindor. Wyoming është i vetmi shtet që nuk raporton një vdekje nga koronavirusi.

Shpërndaje në rrjete sociale