Një ekip xhirimi i CNN-it ka mundur të ngrihet mbi një nga rajonet më të kontestuara sot në botë, duke siguruar pamje të rralla gjatë së premtes mbi zgjerimin e stuhishëm ushtarak të qeverisë kineze në ishujt e detit të Kinës Jugore.
Në bordin e një avioni zbulues të Marinës amerikane “P-8A Poseidon”, reporterët mundën të siguronin një pamje nga mbi 5 km lartësi të rripit koralor Spratly, i kthyer tashmë në një rajon me ndërtesa 5-katëshe, radarësh të fuqishëm, termocentralesh dhe pistash për avionë, mjaftueshëm sa për të siguruar uljen edhe të një avioni të madh ushtarak.
Gjatë fluturimit, ekuipazhi i avionit mori 6 paralajmërime të ndryshme nga ushtria kineze, e cila iu bënte të ditur se ndodheshin brenda territorit kinez dhe duhej të largoheshin sa më shpejt.
“Largohuni urgjentisht dhe sigurohuni të shmangni ndonjë keqkuptim”, thoshte njëri prej zërave paralajmërues.
Avioni i Marinës amerikane fluturoi mbi 4 ishujt kryesorë të arkipelagut Spratly, aty ku Kina ka ngritur fortifikimet e saj: Subi, Fiery Cross, Johnson dhe Mischief.
Mbi ishullin Subi, sensorët e “Poseidon”-it pikasën 86 anije, përfshi edhe anije të Rojes Bregdetare kineze të ankoruara në një lagunë gjigante, ndërsa në ishullin Fiery Cross një radhë të gjatë hangarësh që qëndronin përgjatë një piste të gjatë.
“Ishte surprizuese të shihje aeroporte në mes të oqeanit”, tha ushtaraku Lauren Callen, udhëheqës i ekuipazhit të fluturimeve ajrore në bordin e avionit të Marinës amerikane.
Sa herë që avioni sfidohej nga ushtria kineze, përgjigjja e ekuipazhit të Marinës amerikane ishte e njëjtë.
“Jemi një avion sovran dhe imun i Marinës së Shteteve të Bashkuara, që po zhvilloj një aktivitet të ligjshëm shumë larg hapësirës ajrore kombëtare apo brigjeve të ndonjë shteti”, ishte përgjigjja. “Duke ushtruar këtë të drejtë të garantuar nga ligji ndërkombëtar, jam duke operuar në respektim të plotë të të drejtave dhe detyrimeve të të gjitha shteteve”.
Shqipe Selimi ndër më të votuarat në VV
Qeveria jep detaje për takimin Kurti–Stocker në Vjenë
34-vjeçari i zhdukur në Tiranë, policia dyshon për vrasje
FSK dhe Garda e Ajovës thellojnë bashkëpunimin strategjik
Kurti në Forumin Ekonomik të Vjenës, thekson partneritetin m...
Kalimi nga VV në LDK u kushtoi me mijëra vota, rënia drastik...