
Crime scene do not cross tape.
Qyteti i Akronit në shtetin qendror amerikan të Ohajos, po përgatitet për reagime të reja nga banorët pas publikimit të pamjeve të kamerave të instaluara në trupat e policisë që tregojnë vrasjen e një të riu afrikano-amerikan javën e kaluar.
Protestuesit marshuan nëpër Akron të shtunën duke kërkuar drejtësi për afrikano-amerikanin 25 vjeçar Jayland Walker, për të cilin policia tha fillimisht se ishte ndaluar për një shkelje të rregullave të trafikut.
“Kemi problem me hipokrizinë e treguar për këtë çështje. Nëse kjo do t’i ndodhte të gjithëve në komunitetin tonë, ne nuk do të reagonim. Por kjo nuk u ndodh të gjithëve. Kryeqyteti i vendit u sulmua dhe gjatë incidentit ishte shkrepur vetëm një plumb. Ata u përpoqën të rrëzonin qeverinë e Shteteve të Bashkuara dhe u përdor vetëm një plumb. Ndaj këtij individi u qëllua mbi 90 herë. Kjo është e gabuar dhe e padrejtë”, thotë protestuesi Hamza Khabir.
Policia e ndoqi afrikano-amerikanin Walker për një kohë të shkurtër në makinën e tij dhe më pas ai doli nga makina e tij dhe u largua me vrap. Sipas njoftimeve, ai është qëlluar të paktën 60 herë nga policia.
“Ai ishte ndoshta një nga njerëzit më pozitivë që kam takuar ndonjëherë. Pra, kur e dëgjova për herë të parë lajmin mendova se ishte bërë ndonjë gabim. Mendova se kishin qëlluar dikë tjetër. Por, jam i trishtuar që tani nuk mund të flas më me të”, thotë protestuesi James Crawl.
Shefi i Policisë së qytetit të Akronit tha të dielën se afrikano-amerikani Jayland Walker kishte hapur zjarr ndaj policisë para se policia t’i afrohej makinës së tij.
Kjo është një nga rastet më të fundit të vrasjes së një afrikano-amerikani nga oficerët e policisë.
Vrasja e afrikano-amerikanit George Floyd nga një polic i bardhë në Mineapolis në vitin 2020, i cili vuri gjurin në qafën e George Floyd për disa minuta, shkaktoi protesta globale./voa/
Me pranga dhe kokë ulur, të dyshuarit për manipulim me vota ...
Kërkohet paraburgim ndaj 11 të ndaluarve për manipulim votas...
Policia gjen armë, municion dhe granata dore në një shtëpi t...
SHBA, temperatura deri në -46 gradë/Gjendje e jashtëzakonshm...
Rama: Nis puna për rritjen e kapaciteteve të Shërbimit Onkol...
Reijnders zbulon bashkëlojtarin që e ndihmoi të përshtatej s...