Në raundin e fundit të ndihmës ushtarake të ShBA-së për Ukrainën, zyrtarët amerikanë thanë të martën se do të japin 100 milionë dollar në raketa “Javelin” për forcat e Ukrainës.
Ky është grupi i gjashtë i ndihmës së pajisjeve të ShBA-së që i jepet Ukrainës që nga gushti,raporton BBC.
Premtimi i fundit do të thotë se 1.7 miliard dollarë pajisje ushtarake janë zotuar për Ukrainën vetëm nga ShBA që nga fillimi i sulmit rus më 24 shkurt, sipas Departamentit të Shtetit të ShBA-ve.
Zëdhënësi i Pentagonit të ShBA-së, John Kirby tha në një deklaratë se paratë e sapoautorizuara do të “plotësojnë një nevojë urgjente ukrainase për sisteme shtesë kundër armaturës Javelin, të cilat Shtetet e Bashkuara i kanë ofruar Ukrainës dhe ato i kanë përdorur në mënyrë kaq efektive për të mbrojtur vendin e tyre”./arbresh.info/
Haxhi Shala u lirua me kusht, e konfirmon Specialja
Prishtina transferon ish-lojtarin e Borës
Dyshime për manipulim të votave në Gjilan, intervistohen 14 ...
AUV ndalon importin e kafshëve të gjalla dhe produkteve të t...
Autobusi bie në lumë, të paktën 10 të vdekur në Nepal
Shqipëria dhe Belgjika vënë në funksion platformën e përbash...