Qeveria e Shteteve të Bashkuara e kishte paralajmëruar Iranin, jo publikisht, mbi “kërcënimin terrorist” në kufijtë e tij, përpara sulmit te përgjakshëm, që u mor përsipër nga militantët e grupit Shtetit Islamik, tha të enjten, një zyrtar i qeverisë amerikane.
Dy shpërthimet gjatë ceremonisë përkujtimore për komandantin e Gardës Iraniane Qassem Soleimani, në qytetin Kerman të Iranit, në 3 janar, shkaktuan vdekjen e afro 100 personave dhe lëndimin e shumë të tjerëve.
“Qeveria e SHBA-së ndoqi një politikë të kahershme, “detyrimi për të paralajmëruar”, politikë që është zbatuar nga administratat për të paralajmëruar qeveritë mbi kërcënime të mundshme vdekjeprurëse. Ne i japim këto paralajmërime sepse nuk duam të shohim që të vdesin njerëz të pafajshëm në sulme terroriste”, tha zyrtari amerikan, duke kërkuar që të mos identifikohej.
Ceremonia në Iran ishte organizuar për të përkujtuar Qassem Soleimanin, të vrarë me dron në vitin 2020 në Irak./voa
Millosh Peroviq betohet si kryetar i ri i Zubin-Potokut
Gjykata refuzon kërkesën e Besim Kelmendit për masën e sigur...
Betohet edhe kryetari i Leposaviqit, Zoran Todiq
Atletico Madrid synon një mesfushor të Atalantës
Aksident me vdekje në aksin Shkodër-Hani i Hotit
Betohet kryetari i Zveçanit, Dragisha Milloviq