Të dhënat thonë se gjithsej 23.070 raste të vdekjeve dhe 572.169 raste të konfirmuara janë regjistruar në SHBA, ndërsa 42.324 persona janë shëruar nga sëmundja
Sipas të dhënave të universitetit amerikan Johns Hopkins, mbi 23.000 persona kanë humbur jetën në SHBA nga koronavirusi i ri (COVID-19).
Të dhënat thonë se gjithsej 23.070 raste të vdekjeve dhe 572.169 raste të konfirmuara janë regjistruar në SHBA, ndërsa 42.324 persona janë shëruar nga sëmundja.
SHBA është vendi me numrin më të madh të rasteve dhe vdekjeve nga COVID-19 në botë.
Shteti amerikan New York ka numrin më të madh të vdekjeve në vend me mbi 10.000 viktima.
Presidenti amerikan Donald Trump të premten tha se vendi do të regjistrojë më pak vdekje në krahasim me shifrën prej 100.000 që ishte parashikuar paraprakisht.
“Numri minimal ishte 100.000 jetë, ndërsa mendoj se ne do të jemi nën këtë numër”, tha Trump para përfaqësuesve të mediave në Shtëpinë e Bardhë.
“Ne kemi parë shenja të qarta se strategjia jonë agresive po shpëton shumë jetë”, shtoi ai./AA
Blendi Fevziu publikon përgjigjet e patransmetuara të Thaçit...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Fede Valverde reagon për herë të parë pas përplasjes me Aure...
Irani ka sulmuar tre shkatërrues amerikanë pranë Ngushticës ...
Akt barbar: Dëmtohet lapidari i UÇK-së në Binxhë të Klinës
Aston Villa e Freiburg fitojnë me përmbysje dhe sigurojnë fi...