Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë miratuar dozën përforcuese të vaksinës Pfizer për personat mbi 65-vjeç dhe për ata që dozën e fundit të vaksinës e kanë marrë para 6 muajsh.
Administrata e Ilaçeve dhe Ushqimit(FDA) gjithashtu autorizoi që të rriturit në rrezik të lartë nga sëmundja dhe personat që punojnë në vijën e parë kundër virusit Covid-19 të marrin një dozë përforcuese. Kjo do të thotë që dhjetëra milionë amerikanë tashmë janë të përshtatshëm për dozën e tretë, shkruan bbc.
Gjithsesi doza e tretë e vaksinës kërkon aprovim nga Qendra për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve(CDS) në SHBA.
Sipas medieve amerikane, panele të pavarura nga CDS janë duke mbajtur takime të mërkurën dhe të enjten dhe pritet të miratojnë këtë lëvizje shumë shpejt./arbresh.info/
“Nuk dua të mbetem i zemëruar me të” – Endrick flet për rapo...
Familjarët e Liridona Ademajt të pranishëm në Gjykatë, pas p...
Hamza për presidentin: U kry ajo punë
Rënia e Leicester City: Nga mrekullia e titullit në Premier ...
Rizvanolli: Çmimi i energjisë në Kosovë, më i ulëti në rajon
Kurti për postin e presidentit: Opozita s’i ka votat as për ...