Numri i personave të vdekur nga Covid-19 në SHBA është rritur në 551.005, prej të cilëve 917 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, sipas Universitetit Johns Hopkins.
SHBA vazhdon të mbetet vendi me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara dhe të viktimave.
Numri i të infektuarve deri më tani, sipas të dhënave të universitetit, ka arritur në 30.394.810, me 62.049 raste të regjistruara në 24 orët e fundit.
Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 3,66 milionë raste të konfirmuara dhe 59.128 të vdekur.
Në SHBA deri më tani mbi 96 milionë persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër Covid-19, kurse mbi 53 milionë dozën e dytë.
Vëllaznimi mposht Sigal Prishtinën në një sfidë dramatike
MEPJ: Riatdhesohet në Shqipëri, prej 12 vitesh ndodhej në nj...
Para muajit të shenjtë të Ramazanit, Adri dhe Iliriana në Qa...
SHBA-të kryejnë sulme hakmarrëse ndaj ISIS në Siri
Kurti takoi kryediplomatin gjerman, flasin për marrëdhëniet ...
Capital T konfirmon lidhjen me Adrola Dushin, publikon foto ...