
A hospital worker wears personal protective equipment due to COVID-19 concerns while moving bodies as a funeral director collects a body, Thursday, April 9, 2020, in the Brooklyn borough of New York. New York state posted a record-breaking number of coronavirus deaths for a third consecutive day even as a surge of patients in overwhelmed hospitals slowed, while isolation-weary residents were warned Thursday the crisis was far from over. (AP Photo/John Minchillo)
Studimi universitar numëroi 22.115 vdekje dhe 555.313 infeksione të konfirmuara, ndërsa 32.988 njerëz janë shëruar nga sëmundja
Më shumë se 22.000 persona në SHBA kanë vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19), sipas të dhënave të lëshuara nga Universiteti Johns Hopkins, përcjellë arbresh.info.
Studimi universitar numëroi 22.115 vdekje dhe 555.313 infeksione të konfirmuara, ndërsa 32.988 njerëz janë shëruar nga sëmundja.
SHBA është vendi me numrin më të madh të infeksioneve me koronavirus dhe vdekje. Italia është vendi i dytë me më shumë vdekje me 19.899.
Shteti i New Yorkut vazhdon të jetë epiqendra me më shumë se 9.385 vdekje dhe 189.000 raste, e ndjekur nga New Jersey me 2.350 vdekje dhe 61.850 raste.
Presidenti amerikan Donald Trump të premten tha se vendi do të regjistrojë më pak vdekje në krahasim me 100.000 që u parashikuan më parë.
“Numri minimal ishte 100.000 jetë, dhe unë mendoj se do të jemi nën këtë numër”, u tha Trump gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë.
“Ne po shohim shenja të qarta se strategjia jonë agresive po shpëton jetë të panumërta,” shtoi ai.
Në përgjithësi, virusi është përhapur në mbarë globin, duke infektuar më shumë se 1.8 milion persona që kur u shfaq për herë të parë në qytetin kinez Wuhan në fund të vitit të kaluar.
Numri global i vdekjeve është 114.090, ndërsa 421.722 pacientë janë shëruar./AA
Mungesa e institucioneve bllokoi 882 milionë euro nga Plani ...
Kurti uron shqiptarët e “Shame and Money” që fituan çmimin k...
Hoxha: Inteligjenca ushtarake serbe e përfshirë në sulmin në...
AUV njofton se ka hequr nga tregu dy produkte Aptamil për fo...
Shpëton shëndosh e mirë i riu nga Hani i Elezit, e konfirmon...
Shembet muri në Han të Elezit, vetura përfundon nën rrënoja