Shtetet e Bashkuara do të largojnë shumicën e stafit nga ambasada në Kubë, bëjnë të ditur mediat amerikane.
SHBA po tërheq rreth 60% të stafit të ambasadës, si përgjigje të sulmeve ndaj diplomatëve, thonë zyrtarë të lartë, transmeton portali arbresh.info
Gjithashtu po paralajmëron amerikanët që të mos vizitojnë vendin, sepse disa sulme ndodhën në hotele, thonë burimet.
Më shumë se 20 persona të stafit diplomatik kanë raportuar probleme shëndetësore.
Kuba mohon ndonjë përfshirje në sulmet e raportuara.
Javën e kaluar sekretari amerikan i shtetit Rex Tillerson tha se një vendim nëse do të mbyllte ambasadën në Havanë ishte “nën vlerësim”.
Stafi diplomatik kishte pësuar kushte që varionin nga trauma e butë e trurit dhe humbja e dëgjimit deri në marramendje dhe të përziera, u raportuan në atë kohë.
Të paktën dy kanadezë janë prekur nga simptoma të ngjashme./arbresh.info/
Zhegrova është 100 përqind i gatshëm, pritet të ketë më shum...
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...