Administrata e Trump është e gatshme të njoftojë largimin e saj nga organi kryesor i të drejtave të njeriut në Kombet e Bashkuara në tërheqjen e fundit nga një institucion ndërkombëtar.
Zyrtarët thonë se Sekretari i Shtetit Mike Pompeo dhe ambasadorja e SHBA-ve në Kombet e Bashkuara, Nikki Haley do të dorëzojnë vendimin në Këshillin e të Drejtave të Njeriut në një paraqitje të përbashkët, transmeton portali arbresh.info.
Haley kërcënoi me largim vitin e kaluar, duke cituar ankesat e kamotshme të SHBA-ve se këshilli 47-anëtarësh është i njëanshëm kundër Izraelit.
Por, njoftimi vjen gjithashtu vetëm një ditë, pasi shefi i të drejtave të njeriut në kuadër të OKB-së denoncoi administratën Trump për ndarjen e fëmijëve të emigrantëve nga prindërit e tyre./Arbresh.info/
Negociatori iranian thotë se Teherani është “i përgati...
Abdixhiku e Osmani vazhdojnë së bashku vizitat nëpër familje...
Moti nesër me vranësira e shi
Yamal tërhoqi vëmendje në Barcelonë – valëviti flamuri...
Këta janë gjashtë kandidatët e vetëm të PSD-së për zgjedhjet...
Kurti takon Zyrtaren për Kosovën në Ministrinë Federale për ...