Përfaqësuesja e Përhershme e SHBA-së në OKB, Linda Thomas Greenfield tha se Koreja e Veriut këtë vit ka testuar 17 raketa balistike dhe se ka filluar të ndërtojë sërish terrenin testues bërthamor në përgatitje për testin e 7-të bërthamor, transmeton Anadolu Agency (AA).
Këshilli i Sigurimit të OKB-së u mblodh për të diskutuar testimet e fundit të raketave balistike të Koresë së Veriut.
Ambasadorja amerikane, Greenfield dënoi testet e raketave balistike të kryera nga Koreja e Veriut më 4 dhe 7 maj dhe tha se këto teste shkelin hapur rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
“Koreja e Veriut vetëm këtë vit ka kryer 17 teste të raketës balistike”, tha Greenfield e cila shtoi se Pheniani ka filluar të ndërtojë sërish terrenin testues bërthamor në përgatitje për testin e 7-të bërthamor.
SHBA-ja kërkon zbatimin e sanksioneve të reja ndaj Koresë së Veriut
Duke akuzuar Kinën dhe Rusinë se dy vitet e fundit kanë penguar zbatimin dhe përditësimin e sanksioneve të vendosura ndaj Koresë së Veriut për shkak të programit të saj bërthamor, Greenfield tha se negociatat për rritjen e sanksioneve ndaj Koresë së Veriut janë drejt fundit dhe se Këshilli nuk duhet të heshtë për këtë çështje.
Mesazhi i Kinës për dialog dhe jo sanksione ndaj Koresë së Veriut
Përfaqësuesi i përhershëm i Kinës në OKB, Zhang Jun tha se aktualisht ndaj Koresë së Veriut nevojitet dialog në vend të sanksioneve dhe se sanksionet shtesë do ta përkeqësojnë situatën.
Këshilli i Sigurimit të OKB-së zbaton sanksione ekonomike dhe ushtarake ndaj Koresë së Veriut që nga viti 2006 për shkak të programit të saj bërthamor.
Bellingham dhe Huijsen “ringjallen” në Real Madrid pas paraq...
Gjenden eshtra të dy personave në Mitrovicë të Jugut, dyshoh...
Nisin homazhet në nder të ish-kreut të Kuvendit të Shqipëris...
Tetë të vdekur dhe 36 të lënduar nga një zjarr në një qendër...
Përfundon aksioni në Agjencinë Kadastrale
Heshtje nga KEDS dhe Ministria e Ekonomisë, rrezikohet inves...