Zyrtarët shëndetësorë në SHBA kanë raportuar për dy rastet e para me li të majmunit te fëmijët.
Një pacient është një fëmijë i vogël në Kaliforni dhe tjetri është një foshnjë jo-rezidente në SHBA, e cila po “kalonte” nëpër zonën e Uashington DC, shkruan BBC, transmeton portal arbresh.info
Qendrat Amerikane për Kontrollin e Sëmundjeve (CDC) ka raportuar se të fëmijët “janë në gjendje stabile”.
Fëmijët nën tetë vjeç janë në rrezik të lartë të lisë së majmunit të rëndë, tha agjencia.
Më shumë se 2,500 raste të virusit janë regjistruar në të gjithë vendin.
Shumica e rasteve që janë zbuluar deri me tani janë tek meshkujt homoseksualë dhe biseksualë, ndërsa OBSH pati deklaruar që infeksioni përhapet më së shpeshti përmes kontaktit seksual dhe prekjes, dhe jo nga ajri./arbresh.info/
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit