Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) ka identifikuar rastin e parë të variantit të ri të coronavirusit, Omicron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
CDC thotë se një individ në Kaliforni, i cili kohët e fundit kishte udhëtuar në Afrikën e Jugut, doli pozitiv për këtë lloj të COVID-19, raporton cnn.
Organizata Botërore e Shëndetësisë e vlerëson Omicronin si një “variant shqetësimi”. Në një përmbledhje teknike të lëshuar këtë javë, OBSH vuri në dukje se varianti paraqet një rrezik global “shumë të lartë”. Varianti u identifikua për herë të parë nga shkencëtarët në Afrikën e Jugut dhe që atëherë është zbuluar në disa vende.
Të hënën, presidenti amerikan, Joe Biden e quajti variantin “një shkak për shqetësim, jo një shkak për panik”, duke thënë se “Ne do të duhet të përballemi me këtë kërcënim të ri ashtu siç përballemi me ata që kanë dalë para tij”.
Zyrtarët shëndetësorë po u bëjnë thirrje njerëzve që të vaksinohen kundër COVID-19, ose të marrin një përforcues nëse kanë të drejtë. Masat e tjera si maskat, larja e duarve, distanca fizike dhe ajrimi do të vazhdojnë të funksionojnë kundër variantit Omicron.
Delta coronavirusi mbetet varianti dominues në Shtetet e Bashkuara të Amerikës./telegrafi
Ismajli dhe Mehmeti: Keqardhje për humbjen në Poloni, synojm...
PDK mbështet protestën e organizatave të dala nga lufta e UÇ...
Mbi 1400 zyrtarë ende nuk e kanë deklaruar pasurinë
Aro Muric: Jemi gati, e kemi merituar dhe do të japim maksim...
Pamje si nëpër filma: Shembet rruga Malush Kosova në Prishti...
Vazhdon stërvitjet intensive para përballjes me Turqinë