Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan, mbajti bisedime konstruktive me Ministrin e Jashtëm kinez Wang Yi gjatë takimeve në Bangkok, ku ata ranë dakord të vazhdojnë komunikimin e hapur dhe menaxhimin në mënyrë të përgjegjshme të konkurrencës mes dy vendeve, tha Shtëpia e Bardhë të shtunën.
“Zoti Sullivan theksoi se megjithëse Shtetet e Bashkuara dhe Kina janë në konkurrencë, të dyja vendet duhet të parandalojnë kalimin në konflikt apo konfrontim”, tha Shtëpia e Bardhë në një deklaratë.
Ndërkohë në një deklaratë të ministrisë së jashtme të Kinës, thuhet se ministri Wang i tha zotit Sullivan se Uashingtoni duhet t’i qëndrojë angazhimit për të mos mbështetur pavarësinë e Tajvanit.
Ai tha se zgjedhjet e fundit në Tajvan nuk e ndryshojnë faktin që ishulli është pjesë e Kinës.
Shtetet e Bashkuara janë aleati dhe furnizuesi më i madh i armëve për Tajvanin, por e pranon politikën e “një Kine” dhe qëndrimin e Pekinit se Tajvani është pjesë e saj.
Në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë për takimin e kësaj jave, zoti Sullivan theksoi rëndësinë e ruajtjes së paqes dhe stabilitetit përgjatë ngushticës së Tajvanit./voa
E goditi në fytyrë, ndalohet personi që sulmoi Alaudin Hamit...
Vitia: Gjendja e 5-vjeçarit nga Lipjani është stabilem, ka n...
Rasti i 5-vjeçarit në Lipjan, Ministri Hoti: Ndërhyrja në ra...
Vitia premton: Qytetarët e Ferizajt brenda 30 muajsh bëhen m...
Vërshimet shkaktojnë mbi 5 milionë euro dëme, kërkohet reagi...
Tragjedia ku vdiqën tre kosovarë, operatori i vinçit do të j...