Vdekjet e shkaktuara nga mbidoza e heroinës në Shtetet e Bashkuara u katërfishuan nga viti 2010 deri në 2015-ën, sipas një raporti të ri.
Qendra Kombëtare për Statistikat Shëndetësore thotë se kishte 12 mijë e 989 vdekja nga mbidoza me heroine në vitin 2015. Në vitin 2010, numri ishte 3,036. Në përqindje, heroina shkaktoi 8 për qind vdekje nga mbidoza me heroine në vitin 2010 ndërsa tani përbëjnë 25 për qind të vdekjeve. Qendra përmend rënien e çmimeve dhe rritjen e përqendrimit të saj për rritjen e numrit të vdekjeve.
Përveç kësaj, ekspertët thonë se ata besojnë se edhe epidemia e opioidëve shkaktuar nga ilaçet me recetë për lehtësimin e dhimbjes, mund të jetë duke i shtyrë njerëzit të përdorin heroinën që kushton shumë më pak. “Shanset janë 40 për qind më të larta që të përdorësh heroine nëse fillon me ilaçet për dhimbjet”, i tha Rich Hamburg, nënpresidenti ekzekutiv për organizatën jofitimprurëse “Trust for America’s Health”, agjencisë së lajmeve Reuters.
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...
Slot mund të shkarkohet, një legjendë e klubit mund të bëhet...
Berat, 37-vjeçari dërgohet në spital i plagosur me armë zjar...