SHBA-ja ka rënë dakord për lirimin e aseteve të ngrira të Iranit

12:35 | 11 Prill 2026
E.K

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë rënë dakord të lirojnë asetet e ngrira të Iranit të mbajtura në Katar, ka bërë të ditur një burim i lartë iranian për Reuters.

Sipas këtij burimi, i cili nuk pranoi të identifikohej për shkak të ndjeshmërisë së çështjes, zhbllokimi i aseteve është “i lidhur drejtpërdrejt me sigurimin e kalimit të sigurt përmes Ngushticës së Hormuzit”.

Agjencia e lajmeve raporton se Teherani e sheh këtë veprim si një shenjë serioziteti në lidhje me një marrëveshje paqeje të qëndrueshme, përpara bisedimeve të paqes në Pakistan.

Ndërkohë, raportohet se zëvendëspresidenti i SHBA-së, JD Vance, është takuar me kryeministrin e Pakistanit, Shehbaz Sharif. Në takim ishte edhe i dërguari i posaçëm Steve Witkoff, si dhe dhëndri i presidentit amerikan, Jared Kushner.

Shpërndaje në rrjete sociale