Shtetet e Bashkuara janë zotuar “për të mbajtur përgjegjës ata që kanë përgjegjësi” për sulmin me raketë të së hënës në rajonin Kurdistan të Irakut, i cili ka lënë të vdekur një kontraktor civil.
Një anëtar i shërbimit amerikan dhe pesë kontraktorë tjerë janë plagosur kur raketa ka goditur qytetin Irbil, përfshirë një bazë të përdorur nga koalicioni i udhëhequr nga SHBA-ja.
Përmes një deklarate, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka thënë se Uashingtonin e ka “zemëruar” sulmi.
Një grup pro-iranian është thënë të ketë nisur sulmin.
Milicia Gardianët e Brigadave të Gjakut, është thënë se ka shënjestruar “pushtimin amerikan”, ka raportuar e përditshmja amerikane, Washington Post.
Kontraktorët e vrarë dhe të plagosur besohet se kanë shtetësi të huaj.
Autoritetet lokale kurde kanë thënë se tre persona në Irbil janë plagosur dhe se njëri është në gjendje kritike.
Aeroporti i këtij qyteti është mbyllur pas sulmit.
Presidenti irakian, Barham Salih, ka thënë se sulmi ka qenë “terrorist”, duke paralajmëruar për “përshkallëzim të rrezikshëm” të dhunës në rajon.
Ky besohet se është sulmi i parë me raketë ndaj shënjestrave perëndimore në Irak, prej kur presidenti amerikan, Joe Biden nisi punën një muaj më parë./rel/
Shtetet e Gjirit raportojnë sulme të reja me raketa dhe dron...
Rinisin punimet në rrugën “Qamil Hoxha” në Prish...
Brikena e pranon për herë të parë: Kam pëlqim për Mateon
Hajnat depërtojnë me forcë brenda një shtëpie në Gjakovë, vj...
Theret me thikë një person në Prishtinë
Rrahje mes pesë personave në Vushtrri, dy prej tyre bëhen pë...