Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë konfirmuar se do ta furnizojnë Ukrainën me sistemin kombëtar të raketave të avancuara (NASAMS), si pjesë e paketës së re të ndihmës ushtarake prej 820 milionë dollarësh.
Dy njësi NASAMS do të dorëzohen në kuadër të marrëveshjes së fundit, e cila gjithashtu përfshin më shumë municione nga Sistemet e Raketave të Artilerisë së Lëvizshmërisë së Lartë (HIMARS).
Këto sisteme raketash janë furnizuara me municione precize dhe sipas Ukrainës tashmë kanë një ndikim në fushën e betejës, shkruan BBC, transmeton arbresh.info.
Kievi e ka mirëpritur këtë lëvizje të fundit nga ShBA-ja. Ministri ukrainas i Mbrojtjes, Oleksiy Reznikov, falënderoi presidentin e ShBA-së, Joe Biden, dhe Sekretarin e Mbrojtjes, Lloyd Austin, duke e përshkruar atë si “një tjetër hap të rëndësishëm në mbështetje të Ukrainës”. /arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...