SHBA-ja dhe Franca kanë raportuar rritjen më të lartë ditore të rasteve të reja nga COVID-19 që nga fillimi i pandemisë, pasi varianti Omicron vazhdon të përhapet.
Sipas Qendrës amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), SHBA-ja regjistroi më shumë se 440 mijë raste të hënën.
Sidoqoftë, zyrtarët thanë se kështu shifrat mund të jenë një “mbivlerësim” për shkak të vonesave të raportimit gjatë Krishtlindjeve, raporton BBC.
Franca, në anën tjetër ka regjistruar numrin më të lartë të rasteve ditore në Evropë.
Vendi regjistroi më shumë se 179 mijë raste të martën, derisa ministri francez i Shëndetësisë, Olivier Veran, pati paralajmëruar se “gjithçka sugjeron” që Franca mund të shohë deri në 250 mijë raste ditore deri në fillim të muajit janar.
Sidoqoftë, në SHBA, një zëdhënës i CDC-s tha se shifra ka gjasa të jetë një “mbivlerësim” për shkak të vonesave të testimin dhe mbylljes së qendrave të testimit gjatë periudhës së Krishtlindjes, duke shtuar se numërimi i rasteve “do të bëhet më i qëndrueshëm pas vitit të ri”.
Italia, Greqia, Portugalia dhe Anglia gjithashtu raportuan rritje rekorde të martën.
Kjo vjen pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) paralajmëroi se rreziku i variantit Omicron “mbetet shumë i lartë”. /Telegrafi/
24 orët e fundit, mbi 2 mijë gjoba trafiku dhe asnjë viktimë...
Legjenda e golfit Tiger Woods përfshihet në një aksident të ...
Komuna e Prishtinës organizon aksion sot në orën 10:00, do t...
Moti në Shqipëri me vranësira dhe intervale me diell
Reshjet e borës godasin Bosnjën dhe Hercegovinën, pezullohet...
Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të ...