Avionët luftarakë amerikanë kanë ndaluar avionë rusë në afërsi të Alaskës për të dytën ditë radhazi, thanë nga komanda e përbashkët mes SHBA-ve dhe Kanadasë për mbrojtje ajrore, transmeton Anadolu Agency (AA).
Nga Komanda për Mbrojtjen e Hapësirës Ajrore të Amerikës së Veriut (NORAD) thanë se katër avionë luftarakë F-22 dhe dy avionë zbulues E-3 Sentry interceptuan një numër të pacaktuar të avionëve bombardues rusë Tu-95 “Bear”, të cilët janë të aftë të bartin armë nukleare, si dhe avionë luftarakë Su-35.
Më pas, avionët rusë u larguan nga Zona e Identifikimit e Mbrojtjes Ajrore së SHBA-ve dhe Kanadasë dhe u kthyen me dy avionë luftarakë Su-35 të cilët u interceptuan nga dy avionë shtesë F-22 dhe një avion E-3, thuhet në kumtesën e komandës së përbashkët të postuar në rrjetet sociale.
Zona në të cilën ndodhi interceptimi gjendet rreth 200 milje detare nga bregu perëndimor i Alaskës.
Mirëpo nga komanda e përbashkët thonë se avionët rusë qëndruan në zonën ajrore ndërkombëtare dhe nuk hynë në zonën ajrore të Kanadasë apo SHBA-ve.
Incidenti vjen një ditë pasi NORAD konfirmoi se SHBA-të interceptuan gjashtë avionë luftarakë rusë jashtë brigjeve të Alaskës.
Nga NORAD thonë se në vit mesatarisht kanë interceptuar 6 deri në 7 mësymje ruse në zonën ajrore të SHBA-ve apo Kanadasë që kur Rusia vazhdoi me patrullimet në distanca të largëta në vitin 2007.
Me këto dy incidente, shkon në pesë numri i interceptimeve këtë vit, thanë nga komanda.
Në rast se ky trend vazhdon, NORAD këtë vit me siguri do të dyfishojë numrin e interceptimeve në këtë zonë në krahasim me vitet e kaluara.
SHBA gati sanksionet e reja kundër Rusisë nëse Putin refuzon...
Moti në Shqipëri me vranësira të dendura dhe mjegull
LDK thërret konferencë për media
Moti sot në Kosovë
Greqia godet një rrjet ndërkombëtar të trafikut të kokainës
Von der Leyen: Lajme të mira për Kosovën, në fillim të vitit...