Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, ka insistuar se një plan i propozuar për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë – i cili është parë gjerësisht si i favorshëm për Rusinë – ishte “hartuar nga SHBA-ja”.
Kjo vjen pasi një grup senatorësh thanë se Rubio u kishte treguar atyre se drafti – të cilin, sipas njërit prej tyre, ai e kishte përshkruar si një “listë dëshirash” ruse – nuk pasqyronte qëndrimin e Uashingtonit.
Më vonë, Rubio u distancua nga këto pretendime dhe tha se plani vinte nga SHBA-ja dhe ishte “bazuar në kontributet” e Rusisë dhe Ukrainës.
Ndërhyrja e tij erdhi teksa ai po udhëtonte për në Gjenevë të Zvicrës për bisedime me zyrtarë të sigurisë ukrainas dhe evropianë lidhur me planin, të cilin presidenti amerikan Donald Trump ka kërkuar që Kievi ta pranojë sa më shpejt, raporton BBC./rtk
KQZ vendos: 28 komuna në rinumërim, shkak manipulimet
Rexhepi: Devijimet në rinumërimin e votave janë goditje ndaj...
Grabitja e argjendarisë në Prishtinë, Policia po punon në id...
Kuvendi i Shqipërisë nis sot punën, Begaj kërkon dialog dhe ...
Çitaku për dallaveret me vota: Rinumërim të plotë, hetim, pë...
KQZ drejt rinumërimit të plotë në gjithë Kosovën