Rreth 100 anëtarë të Gardës Kombëtare që siguruan inaugurimin e Presidentit, Joe Biden, kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.
Lajmi është bërë i ditur nga një zyrtar amerikan, transmeton portal arbresh.info
Zyrtari, i cili pranoi të flasë në kushte anonimiteti, tha se numri i pacientëve mund të jetë shumë më i lartë, sepse kishte 25,000 anëtarë të forcave të sigurisë në qytet atë ditë, raporton Reuters.
Ai tha se numri i të infektuarve është i vogël, duke pasur parasysh se sa ushtarë ishin të pranishëm.
Gjatë inaugurimit të Joe Biden President, një numër i madh ushtarësh janë marrë me sigurinë e ceremonisë, për shkak se kishte zëra për trazira të mundshme të armatosura./arbresh.info/
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?