Administrata Trump ka njoftuar për vendosjen e sanksioneve ndaj tetë bankave të Koresë Veriore dhe 26 individëve, të cilët sipas SHBA-ve veprojnë si përfaqësues në vende të ndryshme, duke përfshirë Kinën, Rusinë, Libinë dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.
“Si rezultat i veprimeve të sotme, çdo pasuri ose interesa në pronë të personave të caktuar në posedim ose kontroll të personave amerikanë ose brenda SHBA duhet të bllokohet”, tha në një deklaratë të enjten sekretari i Thesarit Steven T. Mnuchin, transmeton portali arbresh.info
“Kjo më tej përparon strategjinë tonë për të izoluar plotësisht Korenë Veriore, në mënyrë që të arrijmë objektivat tona për paqe në gadishullin Korean”, shtoi ai.
19 nga shtetasit e Koresë Veriore që janë sanksionuar veprojnë në Kinë, ndërsa tre përfaqësojnë banka të ndryshme të Koresë së Veriut në Rusi, sipas Thesarit.
Sanksionet ndjekin urdhërin ekzekutiv të Presidentit Trump, që synon qasjen në sistemin bankar ndërkombëtar të Koresë Veriore./arbresh.info/
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...
Qorrolli: Hamza e Abdixhiku thoshin që në takimet për Presid...
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...