Sekretari i Shtetit Amerikan, Antony Blinken, ka bërë të ditur se ka nominuar Kroacinë për Programin e Heqjes së Vizave, të njohur si ‘’Visa waiver program’’.
Ky program, parasheh 90 ditë qëndrim në SHBA, për biznes ose turizëm, pa qenë nevoja për vizë.
”Sot kam nominuar Kroacinë për t’u bashkuar me Programin e Heqjes së Vizave. Ky hap drejt udhëtimit pa viza njeh përparimin e jashtëzakonshëm të Kroacisë për të përmbushur standardet rigoroze për vendet pjesëmarrëse. Ne mezi presim një marrëdhënie edhe më të fortë SHBA-Kroaci”, shkruan Blinken në twitter, përcjell Klankosova.tv.

Lidhur me këtë, është kryeministri kroat ai i cili u përgjigj me dy cicërima në twitter.
”Ne konfirmojmë partneritetin midis Kroacisë dhe Shteteve të Bashkuara, dhe përfitimi më i madh i heqjes së vizave do të përfitojnë qytetarët kroatë të cilët do të jenë në gjendje të udhëtojnë lirshëm në Amerikë. Ne mezi presim zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ekonomik dhe lidhjeve të biznesit!”

“Falënderoj Sekretarin e Shtetit Blinken për ftesën e Kroacisë në Programin e Heqjes së Vizave, i cili është një nga hapat e fundit për heqjen e vizave për qytetarët. Me punën intensive të Qeverisë Kroate, Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Evropiane dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme për të përmbushur kushtet, ne do të realizojmë një nga prioritetet e politikës së jashtme”.
“Çike Çike” – Bebe Rexha publikon klipin me vargje në shqip
Sekretarja e Guxo-s: Vjosa Osmani është emër i pranueshëm pë...
Mashtrimi me pronë në Veternik, të arrestuarit janë serbë
SHBA/ Ish-sekretari i Thesarit, Larry Summers dorëhiqet si l...
Çitaku: Sa të ketë tokë e qiell Kosova do të ketë Presidentë...
Benita rifutet në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 4, iu th...