Gjashtë persona u qëlluan për vdekje gjatë një koncerti në shtetin amerikan të Oregonit të premten mbrëma, kurse i dyshuari është në arrati, njoftoi policia, transmeton Anadolu Agency.
Oficerët e policisë iu përgjigjën thirrjes për të shtëna para sallës “WOW” në Eugene ku po mbahej koncerti.
Shefi i policisë në Eugene, Chris Skinner, tha se gjetën gjashtë persona të vrarë në vendngjarje.
“Gjashtë persona u transportuan në spital dhe të paktën njëri prej tyre është në gjendje kritike”, tha Skinner.
Të shtënat kanë ndodhur në parkingun e pasëm përballë vendit të ngjarjes, tha policia. Në këtë kohë, një koncert po mbahej në sallë me Lil Bean & Zay Bang dhe artistë të tjerë.
Policia tha se asnjë i dyshuar nuk është në paraburgim.
Skinner përshkroi se oficerët e policisë gjetën “kaos” kur mbërritën dhe tha se hetuesit nuk morën shumë informacion nga dëshmitarët e mundshëm.
“Hetuesit nuk kanë përcaktuar nëse të shtënat kanë qenë të rastësishme apo të qëllimshme”, tha shefi i policisë.
Eugene ndodhet rreth 177 kilometra në jug të Portlandit.
Pas ankesave të shumta të banorëve, KEDS thotë se është rreg...
PZAP e gjobit me 20 mijë euro Listën Serbe
“Njeri katastrofë je ti, unë kam me të nxjerr jashtë”, Toney...
“Kemi pasur veç pëlqim fizik, ia di profesionin”, Edi flet p...
Roma arrin marrëveshje totale me Zirkzeen, tani në sulm për ...
Qendrat për Pajisje me Dokumente ofrojnë shërbime me orar të...