Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë një raund të ri sanksionesh ndaj sektorit të energjisë ruse për të rritur më tej presionin mbi Moskën nëse Presidenti rus Vladimir Putin refuzon të pranojë një marrëveshje të mundshme paqeje me Ukrainën, raportoi Bloomberg.
Ndër masat që po merren në konsideratë është shënjestrimi i anijeve në flotën ruse të cisternave të naftës, si dhe i tregtarëve që lehtësojnë transaksionet, thanë burimet në kushte anonimiteti.
Sanksionet e reja, thuhet se mund të shpallen që këtë javë.
Sekretari i Thesarit i SHBA-së, Scott Bessant, diskutoi planet me një grup ambasadorësh evropianë, duke theksuar se SHBA-të vazhdojnë t’i japin përparësi përfundimit të luftës në Ukrainë nën drejtimin e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump.
Vendimi përfundimtar për masat i lihet presidentit.
Negociatat për një marrëveshje të mundshme paqeje po përparojnë, me disa marrëveshje mbi garancitë e sigurisë për Ukrainën.
Megjithatë, pikat e mosmarrëveshjes mbeten statusi i territoreve në Ukrainën lindore, përdorimi i aseteve të ngrira ruse dhe menaxhimi i centralit bërthamor të Zaporozhye-s.
Shqiptarja Drena Kusari emërohet në një nga pozitat më të la...
Abdixhiku: Pranvera e gjen LDK-në të bashkuar dhe të fortë
Këto janë çiftet çerekfinale të Ligës së Kampionëve
Ndodh edhe kjo në futbollin kosovar/ Batatina i shkruan mesa...
Çfarë tregon shifra e fundit e vitit tuaj të lindjes? Numero...
Makinat elektrike shkaktojnë të përziera te pasagjerët – stu...