Vrasësi amerikan Daniel Lewis Lee është ekzekutuar, disa orë pasi Gjykata Supreme lejoi ekzekutimet e para të të burgosurve federalë në 17 vjet.
Disa ekzekutime janë vonuar fillimisht kur një gjykatës vendosi të hënën që kishte ende sfida të pazgjidhura ligjore, transmeton portali arbresh.info.
Të burgosurit e dënuar me vdekje kishin argumentuar që injeksionet vdekjeprurëse përbënin “dënime mizore dhe të pazakonta”.
Por Gjykata Supreme votoi 5-4 se “ekzekutimet mund të vazhdojnë ashtu siç ishte planifikuar”.
Vitin e kaluar, administrata e Trumpit tha se do të rifillonte ekzekutimet federale.
Lee u ekzekutua me injeksion vdekjeprurës në Terre Haute, Indiana, herët të martën.
Disa të afërm të viktimave të tij kishin kundërshtuar ekzekutimin dhe kishin kërkuar ta vononin atë, duke argumentuar se pjesëmarrja në të mund t’i ekspozonte ata në koronavirus.
Earlene Peterson, 81 vjeç, e bija, mbesa dhe dhëndri i së cilës u vranë nga Lee, tha që ajo dëshironte që 47-vjeçarit t’i jepej burgim i përjetshëm, të njëjtin dënim si bashkëpunëtorit të tij./arbresh.info/
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...
Nesër afati i fundit për të ndërruar qendrën e votimit
Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend
Komuna e Prishtinës njofton për stërvitje të FSK-së në Koliq...
Labi: Feja ime nuk e lejon të vishem siç vishet Londrimi
Studentë të 14 njësive akademike të UP-së përfitojnë mbështe...