SHBA-të kanë njoftuar se synon ta shpallë “Cartel de los Soles” një Organizatë të Huaj Terroriste (FTO) më 24 nëntor, një hap që do të vendoste presidentin venezuelian Nicolás Maduro në qendër të akuzave, pasi Uashingtoni pretendon se ai drejton këtë grup kriminal. Maduro i ka mohuar vazhdimisht këto pretendime, dhe SHBA nuk ka publikuar prova të drejtpërdrejta që e lidhin atë me trafikun e drogës.
Shpallja FTO do t’i japë qeverisë amerikane kompetenca më të gjera për të goditur më fuqishëm kartelin dhe personat e dyshuar se e mbështesin atë. Ky është një nga hapat më agresivë të administratës Trump në kuadër të përpjekjeve për të frenuar trafikun e drogës dhe për të rritur presionin politik e ushtarak ndaj Maduros, ndërsa në SHBA po shtohen diskutimet për veprime të mundshme ushtarake brenda Venezuelës.
Tensionet janë rritur edhe pas dislokimit të aeroplanmbajtëses USS Gerald Ford në Karaibe, lëvizje që Maduro e quajti “përgatitje për një luftë të re”. Trump ka deklaruar se po shqyrton hapat e ardhshëm dhe ka kërkuar konsultime me Kongresin, ndërsa ka lënë të hapur mundësinë për bisedime me qeverinë venezueliane.
SHBA ka rritur edhe masat financiare kundër Maduros, duke ofruar një shpërblim prej 50 milionë dollarësh për informacion që çon në arrestimin e tij, dhe duke e akuzuar për përfshirje në trafik ndërkombëtar droge. Ndërkohë, Uashingtoni ka intensifikuar operacionet ushtarake kundër trafikut të drogës në Karaibe, duke kryer mbi 20 sulme ndaj anijeve të dyshuara pranë Venezuelës dhe Kolumbisë.
Venezuelanët pranojnë se një pjesë e trafikut të kokainës kalon nga territori i tyre, por theksojnë se prodhimi ndodh kryesisht në Kolumbi, Peru dhe Bolivi. Nuk ka prova që fentanili prodhohet në Venezuelë, siç ka sugjeruar SHBA.
Ky zhvillim përfaqëson një përshkallëzim të mëtejshëm të presionit amerikan ndaj qeverisë së Maduros dhe hap rrugë për masa edhe më të forta në të ardhmen./abcnews.al
OVL e UÇK-së thërret konferencë për media
Superheronjtë zbresin sot në QKUK me dhurata dhe buzëqeshje ...
A ka ende mundësi për një bashkëpunim PDK-Nisma – Gruda jep ...
Sot mbahen seancat inauguruese në katër komunat veriore të K...
Moti sot kryesisht i vranët, herë pas here priten edhe reshj...
Shtëpia e Bardhë u dërgon paralajmërim të madh tifozëve që p...