Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka njoftuar se SHBA-të dhe Pakistani kanë arritur një marrëveshje tregtare që përfshin bashkëpunimin në zhvillimin e rezervave të naftës në Pakistan.
Ai bëri të ditur se është duke u punuar për përzgjedhjen e një kompanie të naftës, e cila do të jetë ajo që do të udhëheqë këtë partneritet.
“Sapo kemi përfunduar një marrëveshje me vendin e Pakistanit, përmes së cilës Pakistani dhe Shtetet e Bashkuara do të punojnë së bashku për të zhvilluar rezervat e tyre të mëdha të naftës. Jemi në proces të zgjedhjes së një kompanie nafte për të udhëhequr këtë partneritet”, ka shkruar Trump në rrjetet sociale.
Megjithëse Trump nuk dha më shumë detaje lidhur me marrëveshjen, ambasada pakistaneze në Uashington nuk ka komentuar mbi këtë zhvillim.
Trump thotë se Kina nuk do t’i japë Iranit pajisje ushtarake
“LVV më bëri lojë pas shpine”, Osmani tregon pse...
Aksident fatal në Tiranë, 31-vjeçari me motor përplas për vd...
Gjykata dërgon në paraburgim dy mjekët e arrestuar për ryshf...
Kurti pret nesër në takim Komisioneren, Marta Kos
Të gjitha vendimet që u morën sot në mbledhjen e Qeverisë