Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, nuk është në Teheran dhe është zhvendosur në një vend të sigurt, tha një zyrtar iranian për Reuters, ndërsa Izraeli dhe SHBA njoftoi se ka nisur një sulm kundër Iranit.
Sipas gazetarëve të AFP, shtëpia e Khameneit u godit nga dy shpërthime të fuqishme që u dëgjuan në Teheran këtë mëngjes, ndërsa dy kolona tymi të dendur u ngritën nga qendra dhe lagjet lindore të kryeqytetit iranian.
“Lloji i shpërthimit sugjeron se ishte një sulm me raketa”, raportuan mediat vendase.
Sipas mediave të tjera iraniane, shpërthime janë dëgjuar në pjesët lindore dhe perëndimore të Teheranit, ndërsa objektivi i sulmit thuhet se ka qenë aeroporti Mehrabad. Agjencia TASNIM raportoi se hapësira ajrore e Iranit është mbyllur, ndërsa, bazuar në mediat iraniane, rrjeti i telefonisë celulare ka qenë jashtë funksionit në zona të Teheranit lindor dhe perëndimor dhe po regjistrohen probleme me lidhjen e internetit.
Sulmet ndaj Iranit, Netanyahu: Nuk do t’i lejojmë të kenë ar...
Vjen reagimi zyrtar i Kosovës, MPJD: SHBA po sulmon Ajetolla...
Raportohet se shefi i Pentagonit po e monitoron operacionin ...
Kryeministri australian: Australia është me popullin iranian
“Nuk kemi marrë pjesë në sulm”, Britania: Iranit nuk duhet t...
Dalin pamje të reja nga Teherani, njerëz në nxitim e kolona ...